Shërbimet e Emergjencës në Poloni po përpiqen të pastrojnë rrugët e
bllokuara nga dëbora e akulli e t’i rikthejnë energjinë elektrike mijëra
shtëpive të mbetura në errësirë për shkak të reshjeve të dendura të
dëborës.
Mbi 100.000 banesa mbeten pa energji te henen; arsyeja ishte rrezimi i pemeve mbi linjat e tensionet te larte. me te prekurat kane qene provincat qendrore dhe ato lindore te vendit.
Pergjate fundjaves u regjistruan gjithashtu me qindra zjarre neper banesa, te shkaktuar kryesisht nga ngroheset difektoze. Pese vete gjeten vdekjen prej flakeve. Nje stuhi debore me reshje me te medha nga sa mund te pritej, pati edhe Moska. Shtresa e debores ne kryeqytet, sipas qendres kombetare metereologjike ruse, mberriti ne 65 cm, 9 me shume se rekordet e meparshme per fillimin e prillit, qe datojne njeri ne vitin 1895 dhe tjetri ne 1942-shin.
Televizioni shteteror polak nga ana tjeter njoftoi se rreh 30 centimetra debore rane ne pjese te ndryshme te vendit te dielen, duke i bere rruget te pakalueshme e duke shkaktuar vonesa te dhjetera fluturimeve. Banoret e Katovices dhe Bjalistokut thane per Associated Press se nuk kishin pare kurre nje mot te tille kaq te keq ne periudhe Pashkesh.
Top Channel