Kriza e bankave, akuza presidentit

02/04/2013 00:00

Presidenti i Qipros Nikos Anastasiades reagoi mjaft ashpër ndaj
pretendimeve të disa mediave vendase se një kompani e drejtuar nga të
afërmit e tij kishte tërhequr kursimet përpara marrëveshjes së
dorëzanisë dhe i kishte transferuar jashtë kufijve.

Gazeta ‘Haravgi’ dhe televizioni ‘Sigma’ thone se ‘Loutsios & Sons’, ku eshte bashkepronar dhendri i presidentit, terhoqi nga banka ‘Laiki’ vetem nje jave para ujdise me kreditoret nderkombetare shumen e 21 milione eurove, te cilat i dergoi ne Londer. ‘Sigma’ publikoi madje edhe listen e 132 kompanive dhe individeve qe transferuan para nga ishulli ne periudhen para dorezanise.

Por presidenti i quajti raportet nje perpjekje per te hedhur balte mbi personat apo kompanite e lidhura me familjen e tij. Ai premtoi verifikim te plote dhe e perforcoi kete deklarate duke thene se askush, as te afermit e vet do të kenë imunitet nga një hetim i ri mbi shkeljet e dyshuara të kryera në ditët përpara se vendi të merrte paketën 10 miliarde euroshe te ndihmes. Komisioni hetimor qe do te nise nga puna kete jave do te kontrolloje edhe levizjet e familjareve te presidentit. Sipas kushteve të marrëveshjes së shpëtimit, depozituesit më të mëdhenj në dy bankat më të mëdha të vendit, Bankën e Qipros dhe atë të ‘Laikit’, mund të humbasin deri në 60 përqind të depozitave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA