
Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin shkurt, sipas statistikave zyrtare të publikuara ditën e martë.
Sipas të dhënave të Eurostatit, 12,0% e forcës aktive, e personave midis moshës 18-65 vjeç që kërkojnë punë, nuk janë në gjendje të sigurojnë një të tillë.
Veçanërisht e prekur nga papunësia është grupmosha e të rinjve, e moshës 18-25 vjeç.
Në total, 19 milionë persona janë zyrtarisht si të papunë në vendet e Eurozonës, 3,6 milionë prej tyre nën moshën 25 vjeç.
Ndërsa në vende si Greqia apo Spanja, më pak se një në dy të rinj është në gjendje të sigurojë punë, në nivel europian, statistikat flasin gjithashtu me shqetësim, se një i ri në katër nuk është në gjendje të punësohet, pavarësisht përpjekeve që realizon.
Në shumë raste, edhe ata të rinj që punësohen, detyrohet të punojnë në punë të përkoshme, me orar të shkurtuar ose janë të nënpaguar.
Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, pra me shkurtin e 2012, numri i të papunëve është rritur me 1,8 milionë banorë.
Sipas “Eurostat”, ka pak gjasa që gjendja të përmirësohet brenda 2013-s, ndërsa ekonomia e kontinentit vazhdon të vuajë nga goditje të njëpasnjëshme, e fundit ajo e ndodhur në Qipro.
Top Channel