Bashkia detyron qytetarët për të mbajtur armë
02/04/2013 00:00
Kryetari i Bashkisë së një qyteze në Xhorxhia të SHBA, ka vendosur detyrimin për mbajtjen e armëve nga kryetari i çdo familjeje.
Në Nelson, vend prej 1300 personash, kjo masë po merret për t’u mbrojtur nga kriminaliteti, pasi sipas qytetarit të parë, policia nuk është në gjendje të mbrojë të gjithë banorët.
Masa përjashton personat me handikap dhe precedentë penalë. Ata që nuk duan ta aplikojnë, nuk do të kenë asnjë dënim.
Përpos mbrojtjes, nga Bashkia e Nelson bëhet e ditur se ky vendim vjen edhe për të kundërshtuar përpjekjet e qeverisë për të sekuestruar armët personale.
Top Channel