Konventa e PD-së për punësimin

30/03/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha prezantoi zyrtarisht projektin e Partisë Demokratike për punësimin, duke patur në fokus të fjalimit te tij të papunët, të cileve iu drejtua disa herë me premtimin se punësimi është shtylla kryesore e programit elektoral të Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme.

”Gra e burra që prisni punën, u drejtohem tani si familjar, si prind, si gjysh. E di më mirë se kushdo se çfarë do të thotë të mos jesh në gjendje t’i bësh dhuratën fëmijës, ndaj zotimi ynë, do të bëjmë gjithçka për vendet e punës, do të bëjmë çdo gjë që të punësojmë sa më shumë”, deklaroi kryeministri Berisha.

Por, çfare premton kryeministri Berisha per punesimin? Dhe siç pyet edhe ai vete, perse duhet ta besojnë shqiptarët?

”Pyetja juaj është më e ndershmja, më e drejta dhe unë u përgjigjem ju, duhet të më besoni, duhet ta besoni pasi këto 8 vite gjatë të gjitjhë ekzistencës sonë politke u kemi faktuar shqiptarëve vendosmërinë për të mbajtur premtimet. 4 vjet më parë, Berisha në këtë sallë premtoi 160 mijë vende dhe u krijuan 200 mijë të tilla. A nuk kemi ne të drejtë të premtojnë sot me realizëm dhe minimum, 250 mijë vende të reja”, pyeti Berisha.

Si do të hapen vendet e reja të punes? Kryeministri Berisha thotë se ky është një projekt realist, i bërë me laps në dorë, i njëjtë me premtimin e tetë viteve më parë për taksen e sheshtë, e cila sipas tij u provua si taksa që mbajti shqiptarët larg krizes ekonomike dhe realizoi në vend 12 miliardë investime vendase dhe të huaja.

Tani, kryeministri thote se shqiptaret duhet te votojne per paketen e re fiskale, qe me heqjen e TVSH-së mbi te gjitha makinerite për çdo biznes, do t’u jape mundesi shqiptareve te prodhojne me shume dhe te punesohen me shume.

”Shqipëria u bë ndoshta vendi i parë në botë pasi asnjë taksë mbi kapitalin. Ky është guximi ynë, është zotimi ynë, pasi kemi bindjen që kjo është mbështetja më e fuqishme për investimet tuaja, për krijimin e dhjetëra mijëra vendeve të punës të reja. Ndaj është kënaqësi t’iu ftoj të votoni për Shqipërinë pa taksën e kapitalit, për veten, për rrogat tuaja, për punën”, apeloi gjatë konventës kreu i Partisë Demokratike dhe ekzekutivit shqiptar.

Ndërsa një stimul tjetër për fuqine blerëse, kryeministri Berisha konsideroi heqjen e tatimit mbi të ardhurat për të punesuarit me page deri në 30 mijë lekë.

”Rrogat nuk janë të majta apo të djathta, vendet e punës nuk janë të majtë e të djathë, ato janë të qytetarëve shqiptarë, mirëqënies së tyre”, tha kryeministri.

Duke iu drejtuar serish te papuneve dhe duke iu kerkuar atyre te bashkohen me Partine Demokratike, kryeministri tha se programi per punesimin bazohet ne rritjen e investimeve te huaja.

Gjate gjthe fjalimit te tij prej 45 minutash, te cilin demokratet e ndoqen pothuajse te gjithin ne kembe dhe me ovacione elektorale, kyeministri Berisha nuk permendi e asnje rast kundershtarin e tij politik, Edi Ramën.

Por, ai shprehu besimin se me 23 qershor, shqiptaret do te zgjedhin te rrezojne murin e bllokimit per marrjen e statusit kandidat ne Bashkimin Europian dhe do te votojne per punesimin e tyre dhe integrimin europian te vendit.

Top Channel