Situata pas luftës në Lindjen e Mesme, Rama: Shteti do ndikojë në çmimin e naftës, do sigurojmë edhe rezerva Ministria e Bujqësisë thotë se substanca etrel përdoret në produktet bujqësore, por për të mos dëmtuar shëndetin e konsumatorëve, fermerët duhet të tregohen të kujdesshëm në zbatimin me përpikmëri të kushteve të përdorimit të stimulantit.
“Në emisionin tuaj thuhej që përdoren. Po përdoren por nëse zbatohet kushti kryesor, ai i përdorimit 10 deri në 14 ditë para se prodhimi të destinohet për treg pra të vilet. Në këtë rast nuk paraqet rrezik. Nëse nuk zbatohen këto afate natyrisht nuk ka efekte akute, por duhet të kalojë pak kohë, thotë Ndoc Faslia, zv.Ministër i Bujqësisë.
Emisioni ‘Fiks Fare’ denoncoi një ditë më parë përdorimin e substancës ‘Etrel’ në doza të pakontrolluara tek domatet e prodhuara në vend.
Ministria e Bujqësisë thotë se do të monitorojë përdorimin e substancës, por qetëson konsumatorët duke thënë se deri më tani nuk ka patur raste të helmimeve për shkak të produkteve ku është përdorur ky stimulant.
Top Channel