Deputeti i Partisë Socialiste, Auron Tare dhe arkitekti Artan Shkreli denoncuan shkatërrimin e një prej veprave simbol të dikaturës komuniste, ish-burgun e Spaçit.

Ata panë nga afër godinat e rrënuara, sipas tyre, edhe për të gjetur mundësi rekuperimi për to, në mënyrë që të ruhen për momerien kolektive, por edhe të kthehen në atraksione turizmi historik, siç është bërë me objekte të tilla në botë.

Auron Tare, deputet: Ringritja e kampit të burgut të Spaçit ka më tepër vlera se thirrjet nga bulevardi i Tiranës për nekomunizmin apo për bllokun. Një investim modest do ta ringrinte këtë vend si një pikë e rëndësishme e brezave të rinj për të ardhur e për të parë se cfarë ka ndodhur gjatë kohës së komunizmit. Spaçi është ai që tregon vuajtjet dhe dhimbjet e atyre që vuajtën sistemin komunist, të cilët sot drejtohen nga ish-komunistët dhe persekutorët e tyre.

Artan Shkreli, arkitekt: Është një akt i patolerueshëm lënia e kësaj memorie historike të shkatërrohet dhe është e domosdoshme që qeveria që vjen të bëjë rikuperimin e burgut të Spaçit si një nga burgjet më të këqia të Europës Lindore.

Burgu i Spaçit u hap në 1968-ën, për t’u mbyllur në 1991-shin. Konsiderohet si monument kombëtar i kategorisë së dytë dhe pak vite më parë u diskutua për t’u kthyer në muze.

Top Channel