“A je bashkëkryetar ti, për çfarë je?”, Rama filmohet në Romë duke kritikuar deputetin në telefon para takimit me Melonin Pavarësisht se mban mbi tavolinë një ftesë nga kryeministri Berisha për konventën historike të PD-së, ditën e shtunë, për më shumë vende pune dhe paga, kreu i LDK-së Nikollë Lesi, anëtar i koalicionit qeverisës, pret një tjetër ftesë nga kreu i PD-së.
“Në cilësinë e kryetarit të LDK-së dhe në autorizimin e kryesisë së partisë, pas disa kërkesave me shkrim dhe me gojë drejtuar Partisë Demokratike, për mbledhjen e tryezës së koalicionit se si do të veprojmë për zgjedhjet e 23 qershorit dhe pas heshtjes totale nga ana e PD-së, ne si forcë politike do e presim deri më datë 5 prill. Në rast të kundërt, LDK-ja ka të drejtën morale dhe politike për të parë për një koalicion tjetër”, u shpreh Lesi.
Në koalocionin aktual apo në ndonjë koalicion tjetër, Nikollë Lesi thotë se ai do t’i rikthehet si deputet parlamentit.
“Deklaroj se do të kandidoj në qarkun e Lezhës në emër të LDK-së”, tha Nikollë Lesi.
Top Channel