Teksasi në alarm prej virusit

27/03/2013 00:00

Teksasi është në gjendje alarmi, pas humbjes së një epruvete që përmban virusin vdekjeprurures “Guanarito”, në laboratorin biologjik të qeverisë amerikane të Galveston.

Porsi virusi “Ebola” që shkakton ethet hemorragjike, “Guanarito” që erdhi nga Venezuela shkakton temperaturë të lartë me hemoragji në organet e brendshme. Deri tani nuk ka asnjë kurë mjekësore për sëmundjen dhe vdekshmëria mund të arrijë deri në 20 %.

Hetuesit deri tani nuk kanë asnjë të dyshuar, por mendojnë se një prej pesë epruvetave ka humbur si pasojë e një gabimit njerëzor. Laboratori i “Galveston” është një nga të sigurtët në Shtetet e Bashkuara.

Aty ndodhen ekzemplarët e vetëm të virusit që shkakton ethet hemorragjike dhe kampionë të tjerë të sëmundjeve të pakurueshme, për të cilët nuk ka vaksina mbrojtëse.

Virusi Guanarito transmetohet nga brejtësit. Shkencëtarët dyshojnë se mund te mbijetojë në Amerikën Veriore, ndërsa në Venezuelë qindra raste janë regjistruar edhe tek njerëzit. Nga kafsha mund të transmetohet tek njeriu dhe nga personi i prekur mund t’i kalojë një tjetri, përmes gjakut.

Universiteti i Teksas, nga i cili varet laboratori i “Galvestonit”, shpjegoi se “epruveta ka humbur si pasojë e gabimit të një nënpunësi gjatë procedurave të sterilizimit, që shkatërrojnë materialin e dëmshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA