Interneti në mbarë botën është ngadalësuar për shkak të asaj që ekspertet e sigurisë e përshkruajne si sulmin më të madh kibernetik të kësaj natyre në histori.
Mosmarrëveshjet mes nje grupi qe lufton mesazhet e padeshiruara elektronike dhe firmave mikpritese kane sherbyer si nxitje per sulmet hakmarrese qe po prekin te rrjetin ne mbare globin.
Pasojat me te medha i kane pasur sherbimet popullore si “Netflix” dhe ekspertet druhen se situata mund te pershkallezohet deri ne ate pike sa te preken edhe sistemet bankare dhe ato te emailit.
Ekipe te luftes ndaj krimit elektronike ne pese vende te ndryshme kane nisur hetime mbi sulmet shqetesuese. “Spamhaus”, nje grup me zyra ne Londer dhe Gjeneve, eshte organizate jofitimprurese qe synon te ndihmoje filtrimin e spameve nga posta elektronike.
Se fundi, ajo ka bllokuar serverat e mirembajtur nga “Cyberbunker”, nje uebsajt hollandez i cili percjell çdo lloj materiali, me perjashtim te atyre te lidhura me terrorizmin dhe pornografise se te miturve.
“Cyberbunker” reagoi ashper duke thene se “Spamhaus” po abuzonte me pozicionin e saj dhe se nuk duhet lejuar te vendose “çfare kalon apo jo ne internet”.
“Spamhaus”, nga ana tjeter pretendon se pas sulmit kibernetik qe ka ngadalesuar internetin neper bote, qendron pikerisht “Cyberbunker” ne bashkepunim me “bandat kriminale” nga Europa Lindore dhe Rusia.
Top Channel