Shërbimet sekrete britanike do të përurojnë së shpejti një njësi të re speciale që do të punojë për parandalimin dhe luftimin e sulmeve elektronike.
Në veçanti njëisa do të mbrojë ndërmarrjet dhe kompanitë që janë më të ekspozuara ndaj kërcënimeve në internet që vijnë nga Kina, Rusia dhe Irani.
Lajmin e bën të ditur “Financial Times”, që citon burime qeveritare. Njësia e re e agjentëve 007 ka edhe një seli më vete, që natyrisht do të mbahet sekret, diku në ndonjë zonë të Londrës.
Krimi ose terrorizmi kibernetik janë kthyer në format më të preferuara të superfuqive të botës për të sulmuar njëra-tjetrën, edhe për faktin se nuk shkaktojnë viktima.
Së fundmi Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar qeverinë kineze se përmes hakersave të saj ka sulmuar infrastrukturën elektronike të disa institucioneve dhe të gazetës “New York Times”, akuza këto që janë mohuar nga Pekini zyrtar.
Top Channel