Egjipt, lirohen turistët e rrëmbyer në Sinai
26/03/2013 00:00
Janë liruar dy turistët, një burrë izraelit dhe një grua norvegjeze, të cilët ishin rrëmbyer në Egjipt, në gadishullin e Sinait disa ditë më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur agjensia egjiptiane Mena. Turistët ishin rrëmbyer më 22 mars nga një grup njerëzish të armatosur dhe të maskuar.
Ata kishin bllokuar makinën me të cilën po udhëtonin dy turistët përgjatë lokaliteteve Taba dhe Dahab.
Siguria në rajonin e dominuar nga shkretëtira është përkeqësuar që nga rënia nga pushteti e presidentit Hosni Mubarak dy vjet më parë.
Bregu i Detit të Kuq në jug të Sinait është një atraksion i madh turistik. Autoritetet thonë se zakonisht pengmarrje të tilla në Sinai zgjidhen shpejt.
Top Channel