“PD-PS, si Sudja dhe Xhaferri”

25/03/2013 23:20

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi se situata me programet e dy partive të mëdha është bërë qesharake dhe i krahasoi ato me Suden dhe Xhaferrin e vitit 1997.

Në tryezën për shëndetësinë, Topi tha se kjo qeveri duhet të japë llogari për situatën e mjerueshme, ndërsa theksoi se programi i FRD-së është i përgjegjshëm dhe realist.

“Kjo lojë parade qesharake e premtimeve, absolutisht më kujton situatën e viteve ’96-’97, kur firmat piramidale, që krijuan atë problem të madh për Shqipërinë, me ato personazhet e famshëm të Sudes dhe të Xhaferrit, pikërisht në momentin kur firmat e tyre të ndyra, që vodhën popullin në masë, që u krijuan një iluzion të rremë për mirëqenien, në momentin kur kishin konkurrencë me njëri-tjetrin, filluan të rrisnin e të rrisnin përqindjet, deri sa erdhi një moment kur, pak ditë pas deklarimit të rritjes së përqindjeve, deklaruan falimentin. Dëshiroj edhe njëherë të pozicionohemi, që Fryma e Re Demokratike premton të shkojë me një program shumë realist”, deklaroi Bamir Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA