Ora e Tokës, thirrje për fikje dritash 60 minuta

23/03/2013 00:00

Për 60 minuta, shume institutucione te pushtetit qendror dhe lokal ne disa qytete te vendit i jane bashkuar nismes Ora e Tokës.
Ambasadorët e Ores se Tokes ne Shqiperi kane bere thirrje, qe te gjithe ne te jemi me te ndjeshem ndaj ngrohjes globale.

“Të kontribuojmë me një veprim simbolik të fikjes së dritave për një orë, për të kujtuar se sa pak na duhet që të bëjmë për të kontribuar në atë që quhet lufta kundër ndryshimeve klimaterike dhe kundër degradimit të mjedisit në tërësi”, thotë ambientalisti Romeo Hanxhari.

“Ora e Tokës është një thirrje për të mbrojtur planetin, është një thirrje për qeveritë, është një thirrje për qytetarët, për të gjithë aktivistët që të mbrojnë planetin dhe me mbrojtjen e planetit ata mbrojnë jetën e tyre”, thotë Taulant Bino, zëvendësministër i Mjedisit.

“Vendi ynë ka shumë probleme dhe shumë përgjegjësira në këtë drejtim, sidomos në ditën që ikin dritat një orë vetëm për të bërë një thirrje që energjia duhet ruajtur dhe në vendin tonë ka shumë gjëra që duhen vepruar në lidhje me energjinë”, thotë Xhemal Mato, ambientalist.

Ngrohja globale, erozioni, permbyrtjet, por edhe katastrofat natyrore jane fenomene shkaterrues qe na kujtojne se duhet te jemi me miqesore me planetin Toke.

Top Channel