Mëngjesin e së premtes kanë rifilluar kërkimet në landfillin e Sharrës,
për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela, i zhdukur që në 30
nëntor të vitit të shkuar.
Pavaresisht pretendimeve te zytrtareve per ndihme me ane te forcave ushtarake te xhenios, qe nga ora nente e mengjesit dhe ne vazhdim, kerkimi po kryhet vetem me ane te nje ekskavatori. Ne ndihme te tij per te kontrolluar per ndonje gjurme te minorenit jane punetoret e nderrmarjes se Pastrim – Gjelberimit ne kryeqytet.
Sipas burimeve te Prokurorise, eshte lokalizuar vendi ku mendohet te jete hedhur trupi i 11-vjeçarit dhe per shkak se duhet nje germim i lehte, po punohet vetem me nje mjet.
Gjithsesi hetimet kane mbetur vetem tek kerkimi ne landfillin e Sharres, per te gjetur ndonje prove per te lidhur krimin me deshmite qe ka bere ne polici, Ardian Prrenjasi.
Top Channel