Presidenti i Qipros do t’u paraqesë liderëve politikë të vendit një plan
“B” për financimin e dorëzanisë së shumëdebatuar të BE-së dhe FMN-së.

Bankat qipriote, te mbyllura qe prej fundjaves per te shmangur terheqjen masive te parave nuk do te hapen deri te marten. Drejtuesit e vendit po perpiqen prej ditesh te gjejne nje rrugedalje nga situata e krijuar pas refuzimit qe i beri Parlamenti taksimit te depozitave, qe ishte dhe kushti i vendosur nga kreditoret nderkombetare per marrjen e 10 miliarde eurove.

Vendimi per shpetimin e Qipros duhet marre e shumta brenda dites se enjte, ka thene presidenti Nicos Anastasiades. Ai do t’ua paraqese propozimin e tij lidereve partiake dhe pasdite do te kaloje per votim ne parlament. Televizioni shteteror njoftoi se plani i ri mund te permbaje nje takse vetem per depozitat qe kalojne 100.000 eurot. Nje zyrtar vendas tha per ‘Associated Press’ se paketa e rishikuar mund te permbaje edhe nje forme ndihme nga Rusia, por nuk dha detaje te metejshme.

Ministri i Financave Michalis Sarris ndodhet ne Moske per te negocjuar me Rusine qe ka investime miliarda dollareshe ne Qipro. Vendi ka mundur deri tani te terheqe para fale nivelit te ulet te taksave. Me shume se nje te treten e te gjitha depozitave qipriote, i kane ruset. Asetet e tyre, qofte individuale qofte te korporatave besohet se ne total mberrijne shumen 23 miliarde euro, e kjo perfshin dhe shume depozita te medha, ndaj zyrtaret ruse reaguan menjehere me zemerin ndaj planeve per vendosjen e takses. 

Qipro fut Athinën në panik

Me ankth dhe shqetësim të madh ndjek Athina zyrtare zhvillimet në
shtetin e dyte grek anëtar të BE, i cili, ashtu si Greqia 3 vjet më
parë, është një hap larg falimentimit të plotë.

Ndërsa qeveria Samaras deklaron se ndodhet përkrah qipriotëve në çfarëdo lloj vendimi, që ata të marrin për të dalë nga kriza, opozita e radikalëve të majtë fajëson edhe njëherë politikën e kancelares Merkel dhe të Brukselit.

“Vendimi i Eurogrupit, të premten e kaluar, hapi portat e ferrit për stabilitetin financiar në të gjithë eurozonën. Ky veprim ishte një bombë kundër themeleve të stabilitetit, jo vetëm në sistemin bankar të Qipros, por të gjithë Europës në tërësi”, tha Alexis Tsipras, lider i Syriza.

Edhe kryesocialisti Venizelos ka deklaruar se vendimi i Eurogrupit, për reduktimin e depozitave bankare në Qipro, është një gafë historike, që vjen si rezulat i një logjike fëmijërore, amatore dhe dritëshkurtër të BE-së.

Megjithëse ministri grek i Financave, Sturnaras, ka garantuar se Greqia është e mbrojtur nga zhvillimet në Qipro dhe degët e bankave qipriote në vend nuk do të kenë asnjë problem, ato vazhdojnë të ngelen të mbyllura për të dytën ditë radhazi, teksa qytetarët tërheqin paratë në kufirin minimal nga bankomatet e tyre.

Në Greqi zhvillojnë aktivitetin e tyre financiar tre banka qipriote: Banka e Qipros, Cyprus Popular Bank dhe Banka Greke, me një rrjet prej 330 degësh me 5000 nëpunës. Depozitat e tyre arrijnë në 14 miliardë euro dhe kreditë në 20 miliardë.

Shqetësimi më i madh shprehet nga grekët, që transferuan paratë e tyre në Qipro, me frikën e kthimit të dhrahmisë para dy vitesh, dhe vlera e këtyre transfertave në bankat qipriote, që po qëndrojnë të mbyllura, shkon në 2.5 miliardë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA