Masat shtrënguese, tërhiqet Qipro

19/03/2013 00:00

Pas reagimit të ashpër publik dhe vërshimit të njerëzve për të tërhequr paratë e depozituara nëpër banka, Qipro mund t’i ndryshojë kushtet e dorëzanisë, të vendosura nga Bashkimi Europian si kusht për të paketën e ndihmës prej 10 miliard eurosh.

Ministri i Financave në Nikosi propozoi përjashtimin nga taksa prej 6.75 përqind për të gjithë personat që kanë të depozituara nëpër banka më pak se 20 mijë euro. Kjo do të thotë që taksa do të zbatohet për personat që kanë nga 20 mijë deri në 100 mijë euro në banka, ndërsa të tjerët që kanë më shumë do të tatohen me 9.9 përqind.

Propozimi fillestar nuk përjashtonte asnjë person. Kjo nxiti protestat në rrugë. Mijëra qipriotë kërkuan para parlamentit ndalimin e kësaj mase. I vendosur përballë kësaj situate, parlamenti shtyu votimin e propozimit për ditën e martë.

Megjithatë vetë presidenti vendas u shpreh skeptik për miratimin e këtyre masave. Anastasiades paralajmëroi të gjitha partitë politike se nëse nuk merren masa shtrënguese, Qipro shkon drejt falimentimit.

Kriza e Qipros tronditi tregjet. Në Azi, Europë dhe Shtetet e Bashkuara të gjitha bursat u hapën me rënie, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin e cilësoi taksën të padrejtë. Qindra biznese ruse kanë të arkëtuara në Qipro shuma të mëdha parash dhe interesimi i politikanëve rusë në këtë cështje është i drejtpërdrejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA