Papa që po thyen “rregullat”

18/03/2013 00:00

Vetëm në pak ditë, Horhe Mario Bergoglio dëshmoi se si Papa Françesk
është më këmbë në tokë, ashtu siç njerëzit do të donin të ishte
udheheqesi i tyre shpirteror.

Porsi Dalai Lama dhe peshkopi Desmond Tutu ai lehtesisht ve buzen ne gaz dhe e hedh çdo hap, krejt qetesisht e pa ngurrim . Majkell Antonio, autori i “Mekateve te vdekshem, seksit, krimit dhe epokes se skandaleve katolike” shkruan per CNN se mbi gjithcka, ai deshmoi humanizmin ne ditën e parë në detyre, kur la papritur Vatikanin per te vizituar Kishen e Romes, “Baziliken E Shen Merise se Madhe”, ndaloi me pas ne hotelin, ku qendroi gjate Konklaves, per te paguar faturen.

Duke takuar, ne Kishen e Santa Maria Maxhores, megjithese shkurtimisht- kardinalin Bernard Low, i akuzuar se nuk mbrojti femijet viktima te abuzimeve nga prifterinjte, Papa Françesk faktoi solidaritetin e tij. Kjo eshte kujtesa se Kisha Katolike mbetet nen kontrollin e atyre qe marrin detyren ta drejtojne ate. Per çeshtjen e statusit te grave, perkorjes se prifterinjve, kontraceptiveve dhe seksualitetit, Françesku mbetet i rrenjosur tek e shkuara. Per te gjithe ata qe respektojne OJQ-te, sic jane “Amnesty International” apo “Kryqi i Kuq”, fjalet e Papes se kisha eshte shnderruar ne nje OJQ meshiruese, kujtonte se ky njeri me stil te perulur nuk i ben dot qendrese superioritetit mbi besimin mbinatyror. Kjo eshte kontradikta e Papes se ri, shkruan Antonio. Nga njera ane ai kritikon hipokrizine ne Kishe, ndersa ne tjetren percmon institucionet sociale dhe udheheqesit qe luftojne me Kishen per ndikimin dhe autoritet. Dikotomia apo kjo ndarje e boshtit nga vlerat e perqafuara dhe kishes supreme, i ben njerezit te mos ndjehen mire me katolicizmin zyrtar. Françesku e misheron kete konflikt. Rreziku me te cilen perballet Kisha eshte padobishmeria dhe ndersa stili i Papes do te degjohet, ajo qe ai ka per te thene per çeshtje me te rendesishme, zor se do ta beje institucionin me te rendesishem seç ishte perpara tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA