Në pritje te debatit në Parlamentin qipriot për planin e shpëtimit të
bankave dhe kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, bursat
europiane dhe ato aziatike kanë nisur ditën me rënie.
Bursa e Londres shenoi renie me 1%, ndersa ato ne France dhe Itali jane nen 2 %. Me heret bursa e japonise Nikei ra me 2.7 % ndersa ajo e Hong-Kongut dhe Australise pesuan renie me 2%.Euro humbi terren ndaj dollarit. Monedha e perbashket u kembye me 1.2 dollare, duke shenuar nivelin me te ulet te ketyre tre muajve.
Pakti prej 10 miliarde eurosh, për të cilin është rene dakjort me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Nderkombetar u kërkon klienteve të bankave të paguajë vetem nje here, një taksë cka detyroi ata te terheqin shuma te medha prej bankomateve. Kjo është hera e parë qe Eurozona me 17 anetare sanksionon; cenimin e kursimeve te njerezve, per te financuar nje plan shpetimi.
Plani nuk është finalizuar ende, por lajmi ndikoi jo pak te depozituesit, te cilet u vune ne rradhe tek bankomatet per te terhequr kursimet e tyre. Partia e presidentit te Qipros, “Grumbullimi Demokratik” ka 20 deputete ne Parlamentin me 56 anetare dhe asaj do t’i duhet edhe mbeshtetja e partive te tjera per te miratuar dhe finalizuar marreveshjen. Zedhenesi i nje prej partive ne koalicionin qeverises tha se per te votuar paktin, kerkohen garanci se Qipro do te perballoje problemet me te cilat perballet.
Udheheqesi i opozites Jorgo Lilikas deklaroi se presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades “ka tradhetuar voten popullore”. Megjithate, presidenti paralajmeroi se Qipro duhet te zgjedhe te stabilizoje financat ose te deshmoje kolapsin e sistemit financiar. Nikos Anastasiades e cilesoi krizen qe ka perfshire vendin e tij me te renden prej pushtimit te Turqise ne vitin 1974. Shume banka dhe biznese ruse kane depozita te konsiderueshme ne Qipro dhe pikerisht per kete, presidenti Vladimir Putin e cilesoi kete takse te pandershme, aspak profesionale dhe te rrezikshme.
Top Channel