Presidenti i ri i Kinës, Xi Jinping, deklaroi se do të luftojë për “rilindjen e madhe të kombit”, në fjalimin e tij të parë publik si kreu i shtetit.
Fjalimi i Jinping u mbajt në përfundimin e punimeve të Kongresit të Partisë Popullore, ditën e dielë.
Në fjalën e tij patriotike, presidenti kërkoi më shumë “bashkim kombëtar” dhe zvogëlimin e diferencave sociale.
Ndërsa premtoi progresin e mëtejshëm ekonomik, Jinping i dha një mesazh të rëndësishëm ushtrisë, duke thënë se: “Duhet përmirësuar aftësia jonë për të fituar beteja dhe për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin tonë kombëtar e sigurinë e banorëve tanë”.
Në një konferencë të rrallë për shtyp më vonë gjatë ditës, kryeministri Li Keqiang premtoi se Pekini do të fitojë besimin e njerëzve, duke reduktuar shpenzimet qeveritare dhe korrupsionin në nivelet më të larta.
Komentet e dy udhëheqësve më të lartë kinezë u bënë në kuadrin e rotacionin politik, i cili ndodh një herë në dhjetë vjet.
Top Channel