Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu ka arritur marreveshjen per
krijimin e nje koalicioni qeveritar. Partia e tij Likud ne aleance me
ultranacionalisten Yisrael Beitenu do te jete ne koalicion me partite e
qendres Yesh Atid dhe hatnua e me Shtepine hebraike te ekstremit te
djathte.
Netaniahu u detyrua te hiqte dore nga aleanca e tij me partite ultraortodokse shas dhe judaizmi torah i bashkuar.
Kreut te ekzekutivit iu deshen 5 jave per vulosjen e marreveshjes me partneret e rinj pas zgjedhjeve te pergjithshme te 22 janarit. E kemi qeverine, tha zedhenesja e likudit Noga Katz, ndersa lideri i Yesh Atid-it, Yair Lapid shkruante ne faqen e tij ne facebook: marreveshja e koalicionit mund te firmoset sonte.
Bisedimet mbi permasat dhe formen e kabinetit te ri vazhduan deri ne oret e vona te mbremjes se te merkures. Qeveria do te kete 21 ministra, cka e ben ate me te voglen prej dekadash te tera. Yesh Atid do te jete pergjegjes per financat dhe arsimin, ndersa Likudi merr nder te tjera, Ministrine e Brendeshme. Pas nenshkrimit, marreveshja duhet te aprovohet nga parlamenti i Izraelit, Kneseti. Nje prej sfidave kryesore te Qeverise se re do te jete miratimi i buxhetit te 2013-tes, i cili permban shkurtime so rrjedhoje e masave anti-krize. Netaniahu kerkoi zgjedhje te parakohshme ne muajin tetor per shkak se mosmarreveshjet mes partnereve te koalicionit qeverises e kishin bere te pamundur “kalimin e atij qe netaniahu e quante nje buxhet te pergjegjshem”.
Top Channel