“Taksa progresive s’do të vendoset kurrë”

09/03/2013 00:00

Nga Vora, Kryeministri Sali Berisha sulmoi alternativën ekonomike të
Partisë Socialiste të taksës progresive, si alternativë e luftës kundër
të pasurve që ky vend, tha ai, e ka provuar dhe është rrënuar.

Kjo tha kreu i Qeverisë do të ketë pasojën e parë dhe direkte shkurtimin deri në përgjysmim të vendeve të punës.

“Nëqoftëse Qeveria ua merr paratë për punëtorët nuk mbeten rroga dhe kjo politikë, e cila synon, ve në shënjestër më të pasurit, kjo është politika, e cila rrënoi Shqipërinë. Shqipëria kishte të pasur para lufte, gjatë luftës dhe pas saj. Lufta kundër tyre solli varfërimin më ekstrem të Shqipërisë, ndaj edhe i them zotit Rama se më mirë, hiq dorë nga dashuria për dajën tënd, se taksat e Kolekës ky vend nuk do t’i pranojë kurrë. Shko më mirë co buqeta te varri po të duash, por me taksat mos u ngatërro”, tha Berisha.

Perballe takses se shkaterrimit, siç Berisha e quajti taksen progresive eshte paketa e reformave qe mazhoranca ofron dhe qe shkojne sic tha ai ne fuqizim te biznesit.

“Ne synojmë me paketën e re fiskale, t’i japim një fuqizim të madh të biznesit. Ne besojmë se është biznesi gjeneratori i mirëqënies shoqërore, nuk është Qeveria. Zotëria e tij kërkon një Shqipëri që të punojë për Qeverinë, ne kërkojmë një Qeveri që të punojë për shqiptarët. Ky është dallimi thelbësor dhe këtij dallimi do t’i përmbahemi, përsa kohë shqiptarët të votojnë këtë maxhorancë”, tha Berisha.

Keto deklarata kreu i Qeverise i beri gjate inaugurimit te nje fabrike mielli ne Vore.

Rama: Berisha e di kapitalizmin vjedhje me dhunë të pushtetit

Menjehere pas deklaratave te Kryeministrit Berisha ne lidhje me taksen progresive u përgjigj menjehere kreu i opozitës Edi Rama nëpërmjet disa mesazheve në rrjetin social Twitter.

“E te thuash taksimi i ndershem barazim me komunizem, kur taksa e sheshte eshte barazim kapitalizem, domethënë ta dish kapitalizmin vjedhje me dhunen e pushtetit”, thotë Rama. Ndërsa në një tjetër mesazh Rama shprehet se “Te paguash me pak taksa si Kryeministër se nje mesues dhe te klithesh PERPARA, do te thote te rrenosh shtresen e mesme me taksen e sheshte.” Ndërsa për papunësinë Rama shprehet se “Te qeverisesh nje vend me 1 milione te papune dhe ta mohosh duke klithur PERPARA,do te thote te udheheqesh rrenimin e vazhdueshem”.

Top Channel