Topi prezanton programin politik

07/03/2013 00:00

Fryma e Re Demokratike ka zgjedhur qytetin e Elbasanit per te nisur
prezantimin e programit politik te kesaj force te djathte politike.

Prezantimi eshte bere nga ana e kryetarit te kesaj force ne nje takim masiv me mbeshtetes te kesaj force ne Pallatin e Sportit ne kete qytet. ‘Zgjodhëm Elbasanin, – tha Topi në fjalën e tij, – sepse në këtë qytet paralajmerohet ardhja e pranveres dhe kete fund edhe fundi i nje dimri te gjate politik.

“Fryma e Re Demokratike lindi pikërisht për të marrë në dorë dhe për të vazhduar atë mision të tradhtuar nga Partia Demokratike dhe nga Kryeministri aktual, i cili në mënyrë përfundimtare, ju siguroj, e ka mbyllur kapitullin e tij politik”, tha Topi.

Me 23 qershor,- tha Topi – Berisha dhe njerezit e tij do shkojne ne opozite per t’i lene vend forcave te reja per te qeverisur shqiperine. 23 qershori eshte dita e rotacionit politik tha ai.Topi hodhi idene e ndryshimit te parlamentit nga 140 ne 100 deputete qe te perfaqesojne popullin dhe jo kryetaret e partive. Topi tha se per te shpetuar institucionet duhet qe te gjithe drejtuesit mos emerohen nga nje njeri por te zgjidhen me shumice ne Kuvend.

“Ne kemi paraqitur drejtimet kryesore të programit ekonomik, një program ekonomik, i cili do ta kthejë Shqipërinë vërtetë në një ekonomi të tregut të lirë dhe jo në një ekonomi ku favorizohen vetëm pak individë, ata që janë të lidhur me klanet e pushtetit. Ka ardhur dita, që kësaj politike, jo vetëm t’i vijë fundi, por nga të gjithë ne, sidomos ne që e kemi marrë përsipër këtë mision politik, të mbajmë në shënim të gjitha veprimet abuzive të shtetit të sotshëm, që nesër askush të mos i shpëtojë drejtësisë”, tha Topi.

Top Channel