Bathore, plagosen me thikë dy vëllezër

07/03/2013 17:25

Dy vëllezër u plagosën me thikë pasditen e së enjtes në Bathore, pas një konflikti me një tjetër qytetar të zonës.

Policia e Tiranës informoi se ishin vëllezërit Kreshnik dhe Ramazan Daci, ata që u goditën me armën e ftohtë dhe të dy janë shoqëruar me shpejtësi në spital.

Pak pas ngjarjes, forcat blu prangosën shtetasin Fatjon Gjana, i dyshuar si autor i këtij krimi.

Nuk dihen ende motivet e konfliktit që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Së fundmi, plagosjet apo vrasjet me armë të ftohta kanë njohur një trend shqetësues në rritje.

Midis ngjarjeve më të rënda, në datën 26 shkurt, i riu Elton Fierza u godit fatalisht me thikë pranë Institutit Bujqësor në Kamëz, vetëm tre ditë pasi viktimë e një sulmi me thikë pati mbetur një 22-vjeçar, brenda autobusit të linjës Qendër-Shkozë në kryeqytet.

Të dyshuarit si autorë të këtyre vrasjeve u arrestua brenda pak kohësh nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA