Kryetari i LSI, Ilir Meta, gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës e ka vënë theksin tek rëndësia e përfshirjes sa më të madhe të gruas në jetën politike.

Duke folur përpara simpatizantëve, Meta ka deklaruar se barazia gjinore në institucionet shtetërore dhe sidomos në zgjedhje do të rriste standartin e tyre.

“Sot gratë dhe vajzat mbështesin më shumë njëra-tjetrën. Ne jemi krenarë që si LSI kemi hedhur një hap në vendosjen e barazisë gjinore, duke e vendosur atë në të gjitha forumet 50-50 dhe synojmë ta kthejmë në një fenomen për të gjithë politikën. Pa këtë pjesëmarrje të grave dhe vajzave në politikë ne nuk mund të kemi atë realitet evropian që synojmë të gjithë”, ka deklaruar Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA