“Në zgjedhje s’shkojmë dot me të”, Berisha para të rinjve demokratë: Ju garantoj se Rama rri dhe 12 vite në pushtet, duhet angazhohemi në lëvizje të fuqishme
Në seancën maratonë të kësaj të hëne që vazhdon ende, Kuvendi mes shumë cështjesh të rëndësishme si ligji për mediat, privatizimet e HEC-eve dhe cështja e licensës për lotarinë kombëtare, pritet të diskutojë edhe propozimin e mazhorancës për mbajtjen e një referendumi për miratimin e 3 ligjeve që kërkohen nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Deputeti socialist dhe ish-kryeministri Pandeli Majko deklaroi për Top Channel se referendumi është një lojë politike kundër së cilës është shprehur edhe Bashkimi Europian. Për zotin Majko nuk është problem miratimi i ligjeve, por një handikap i madh nga ana e mazhorancës për respektimin e tyre që nisi me qarkun e Fierit.
“Është një referendum që është shprehur kundër edhe BE. Në Shqipëri referendumi i vetëm është 23 qershori. Do të ishim vendi i parë në botë që do të bënim referendum për rregulloren e parlamentit. Kemi një handikap që ka nisur me Qarkun e Fierit dhe nëse do kishte. Referendumi është i fundit kur ka vendime për cështje kombëtare të rëndësishme dhe ky propozim e degjeneron nivelin e referendumit. Për këtë janë shprehur mjaft qartë edhe BE dhe për më tepër nuk mund të zhvillohet para zgjedhjeve”, deklaroi deputeti Majko.
Majko e quajti të pakuptimtë referendumin. “Ky është referendumi i dytë i PD që ka kërkuar në historinë e saj. Në të parin dështoi dhe Shqipëria dështoi të kishte kushtetutën e parë pas rënies së komunizmit. Mendoj se po përsëritet historia”, tha deputeti socialist.
Kërkesa për referendum për cështjen e 3 ligjeve është dorëzuar në kryesinë e Kuvendit nga deputetët e mazhorancës që e firmosën atë. Sipas Kushtetutës një referendum nuk mund të zhvillohet 6 muaj para zgjedhjeve dhe as 6 muaj pas tyre.
Duke ditur që më 23 qershor kemi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, mbajtja e këtij referendumi, mund të realizohet vetëm në dhjetor të këtij viti.
Top Channel