Topi: Fund realitetit të hidhur

27/02/2013 23:45

Në një takim me të rinjtë, ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, tashmë në krye të Frymës së Re Demokratike, është shprehur me nota kritike ndaj bipolarizimit të politikës shqiptare në këto vite, duke përmendur edhe pasojat.

“Politika shqiptare tenton të zyrtarizojë monopolizimin e pushtetit vetëm në dy individë. Mua më vjen keq, qoftë si qytetar, qoftë si politikan, që protagonistët e politikës së vjetër në Shqipëri, ende nuk po mësojnë nga eksperienca e politikës në vendet që na rrethojnë. Ky bipolarizëm i ka kushtuar Shqipërisë një tranzicion të gjatë dhe traumatik, ky bipolarizëm mbi bazën e interesit të dy individëve ka bërë që institucionet në Shqipëri të mos jenë të pavarura”, u shpreh Bamir Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA