Një gjykatë në Bosnje dënoi me burgime 15-22 vjeçare katër ish-policë serbë, pasi vërtetoi fajësinë e tyre për krime lufte.

Gjykata e Apelit e Sarajevës dënoi katër shtetasit serbo-boshnjakë, të cilët në kohën e luftës së Bosnjes për pavarësi nga Jugosllavia (1992-95) u përfshinë direkt në masakrën e Prijedorit.

E ndodhur 50 kilometra në lindje të Banja Lukës, kryeqendrës së serbëve në Bosnje, kjo qytezë ishte në planet e gjeneralëve Karaxhiç e Mlladiç për spastrim etnik, më mënyrë që të krijohet një Republika Srbska e populluar krejtësisht nga serbë.

Në masakrën e Prijedorit u ekzekutuan me qindra meshkuj boshnjakë dhe katër policët ishin nga ata që kryen personalisht ekzekutimet.

Ky ishte përfundimi i arritur prej gjykatës, që shpalli dënimet për krime ndaj njerëzimit dhe genocid.

Ndonëse është masakra e Srbrenicës, ajo që veçohet kryesisht midis mizorive të paraushtarakëve serbë në Bosnje, për shkak të asgjesimit të 8 mijë muslimanëve në dy ditë, masakra e Prijedorit është një prej më të rëndave të ndodhur që prej Luftës së Dytë Botërore, me 5 200 boshnjakë të zhdukur gjatë ditëve që u konsumua ai makrabritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA