Java e shëndetësise, gjatë të cilës Partia Socialiste po prezanton
programin e saj, për një sistem shëndetësor që siguron shërbim falas për
të gjithë, e ka çuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama në Ndroq.

Por megjithese eshte shume prane kryeqytetit, gjendja e Qendes Shendetesore, siç tregoi mjeku i saj dhe disa banore atje eshte perkeqesuar ndjeshem. Sipas tyre, qe nga viti 2008, Qendres iu hoq laboratori shteteror dhe u zevendesua me nje privat, ne te njejtin vit eshte hequr materniteti, ndersa me heret edhe ambulanca e Qendres Shendetesore.

Nje banor tjeter tregoi problemin e tij sesa shume i kushtonte nje kurim dhe se si sipas tij ilacet nuk i rimbursohen, edhe pse ligji e parashikon kete.

Mjeku i Qendres Shendetesore në Ndroq i tregoi kryetarit te Partise Socialiste edhe raftet pothuajse bosh nga medikamentet qe nevojiten per kurimin e pacienteve. Kjo situate, sipas kreut te opozites zgjidhet vetem duke ndryshuar skemen e sherbimit shendetesor. Ne programin e Partise Socialiste parashikohet sherbim falas per te gjithe, pavaresisht nese qytetaret jane apo jo te siguruar.

“60 për qind e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri përballohen nga xhepi, nga borxhet, nga shitjet e pasurive, nga sakrificat e familjeve që nuk sigurohen dot se janë pa punë. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë. Duhet ta blejë shteti për të gjithë njerëzit dhe duhet ta japë nëpërmjet një institucioni që ne duam ta themelojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor”, tha Rama.

Akuzat e Ramës, reagon Ministria e Shëndetësisë

Një ditë pas deklaratave të shefit të opozitës, Edi Rama nga ambientët e
Spitalit Ushtarak në Tiranë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë duke
thënë se ndihet e indinjuar dhe e zhgënjyer nga akuzat e kreut te
opozites. Sipas saj zoti Rama po përdor sulme të turpshme me qëllim
përfitimi politik të partisë së tij.

 “Të zhgënjyer me ofendimin që i behet bluzave të bardha . Turp që jeta e qytetarit të thjeshtë përkthehet në vote. E pamoralshme të hidhet poshtë sakrifica e mjekëve”, thotë MSH-ja në reagimin e saj.

Edi Rama në kuadër të javës së shëndetësisë dhe prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare e cilësoi sistemin shëndetësor në vend si të korruptuar dhe abuziv. Teksa është njohur me gjendjen në të cilën mjekët dhe infermierët e këtij spitali kryejnë shërbimet ndaj qytetarëve.

Top Channel