Ceremoni për OMONIA-n në Korçë

09/02/2013 00:00

Pjesëmarrës në ceremoninë për të kujtuar 22-vjetorin e krijimit te
organazatës OMONIA në Korçë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule i cilësoi si
të shkëlqyera marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Por sipas tij ka politikanë
që mendojnë se mund të minojnë marrëdhëniet mes dy vendeve për një
grusht votash.

Gjate kesaj ceremonie kryetari i OMONIA-s Ligoraq Karamelo është ndalur tek censusi duke ritheksuar edhe njëherë se ky proces nuk njihet nga OMONIA, pasi e ka cënuar që në embrion minoritetin ndërsa ka theksuar se zgjedhjet e 2013 janë sfida më e madhe. Sipas Karamelos, minoriteti grek është krenar që në krye të Kishës Ortodokse është kryepeshkopi Janullatos.

“Ne lavdërojmë Perëndinë që vec të tjerave na solli në krye edhe një kryepeshkop, i cili e ngriti atë në majat më të larta”, tha Karamelo.

Pjesëmarrës ka qenë edhe deputeti i Partisë ‘Nea Demokracia’ Estathis Kostadinidhis, kreu i bashkisë së qytetit te Nestorias, si dhe kryetari i bashkise se Korçës Niko Peleshi.

Top Channel