Në një bashkëbisedim me të rinjtë e Partisë Popullore Europiane,
Kryeministri Sali Berisha perforcoi idenë e mbajtjes së një referendumi
kombëtar për tre ligjet e integrimit, të cilat sipas tij bllokohen
padrejtësisht dhe pa arsye ligjore nga kreu i opozites Edi Rama.

Zoti Berisha u tha te rnjve europiane se nga kjo strategji bllokuese dhe nga mohimi i çdo arritje positive te vendit, kreu i opozitëës beson se do te perfitoje politikisht, kur shqiptaret te thone verdiktin e tyre ne zgjedhje.

“Dhe problemi yne serioz është se kryetari aktual i opozitës, i cili, ne vend qe te mbështese reformat e integrimit, ben cdo gje qe t;i bllokoje ato. Tani, ne keto kushte, ne po shkojme, pas zgjedhjeve, drejt nje referendumi dhe referendumi do te jete per keto tre ligje qe i bllokon zoteria”, tha Berisha.
 
Kryeministri Berisha beson se zoti Rama nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit, te cilat, sipas Sali Berishes Partia Demokratike do t’i fitoje me mbeshtetjen  e të rinjve shqiptarë.

“Pas 22 vitesh themelim dhe 8 vitesh themelim dhe 8 vitesh ne pushtet ky besim dhe kjo mebshtteje eshte nje certificate e fitore sse ardhshe. Keshtu qe zgjedhjet qe vjne do te jene te rregullta, por natyrisht ato nuk do te njihen nga zoti rama, sepse ai nuk njeh asnje reultat qe i jep atij humbjen”, tha Berisha.
 
Kryeministri Berisha tha se me nje lufte konstante ndaj korrupsionit, gjate tete vjeteve Shqipëria mblodhi 9 miliarde dollare me shume sesa qeveria socialiste, te ardhura qe sipas tij u shnderruan ne rritje dhe mireqnie me te madhe ekonomike per shqiparet, edhe ne kohen e krizes globale. Por Kryeministri beson se do te fitoje nje mandat tjeter qeverises bazuar mbi nje program qe lehteson biznesin dhe rrit punesimin.

“Ne e kemi ndryshuar shqiperine, por ne nuk kerkojme votat pse kemi ndryshuar Shqipërine. Ne kerkojme votat se do ta ndryshojme me shume Shqiperine. Gjate këtyre javëve une kam shpallur paketën e re te reformave per mandatin e ardhshem, pakete qe bazohet mbi te gjitha mbi lirine ekonome dhe fikale, kemi hequr teresisht, po heqim cdo lloj takse mbi importet e makinerive bujqesore, qe u duhen fermereve, do heqim çdo takse sociale per te gjithe sipermarresit qe puneson cdo te ri”, tha Berisha.

Top Channel