
Mijëra tunizianë i dhanë lamtumirën e fundit Chokri Belaid, një nga liderët e opozitës sekulariste, kundërshtar i qeverisë së islamikëve të Ennahda-s.
Belaidi u qëllua për vdekje ditën e mërkurë në dalje të banesës së tij. Ceremonia e varrëimit u prit nga mijëra tunizianë. Shumë dolë në rrugë e sheshe në shenjë revolte. Ata akuzojnë qeverinë se qendron pas ekzekutimit të tij.
Mijëra forca policore dhe ushtria u vendosën në qytetet më të mëdha të vendit për të shmangur trazirat, nisur edhe nga vendimi i disa sindikatave për të shpallur ditën e premte, ditë të grevës së përgjithshme kombëtare.
Islamikët mohojnë lidhjen me ekzekutimin e Belaidit. Kryeministri vendas Hamadi Jebali në përpjekje për të ulur tensionet ofroi dorëheqjen dhe krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar, por dorëheqja e tij dhe qeveria e bashkimit kombëtar u refuzua nga partia e tij, Ennahda.
Top Channel