Firmoset marrëveshja për TAP

06/02/2013 00:00

Qeveria shqiptare miratoi në parim marrëveshjen trepalëshe me Italinë
dhe Greqinë, nëpërmjet të cilës tre qeveritë marrin përsipër të gjitha
lehtësitë ligjore për realizimin e projektit të gazsjellësit
transadriatik.

Ky projekt me nje vlere totale prej 41 miliarde dollare, qe sjell gazin nga Azerbajxhani drejt Europes Perendimore nepermjet Greqise, Shqiperise dhe ka si pike fundore Italine kalon ne rreth 200 kilometra ne territorin shqiptar.

Per kryeministrin Berisha kjo marreveshje eshte historike, sepse, projekti i gazsjellesit transadriatik ridimensionon pozicionin nderkombetar te Shqiperise dhe ka perfitime kolosale ekonomike.

“Vetem ne territorin e Shqipërisë investimi arrin ne 2 miliardë dollarë dhe krijohen direkt dhe indirekt 20 mije vende te reja pune. Shqiperia merr pozicion nevralgjik ne fushen e energjise ne rajon”, tha Berisha.
 
Vendimi perfundimtar per kete projekt gjigant merret ne mesin e ketij viti dhe sipas Kryeministrit Berisha planifikohet që punimet pritet te fillojne nga fundi i vitit. Nderkohe, Qeveria shqiptare po pergatit edhe legjislacionin dhe terrenin per gazifikimin e Shqiperise.
 
“Gazifikim i Shqiperise nënkupton përdorimin e gazit për ngrohje dhe gatim, nënkupton shpenzime më të ulëta për çdo familje të ulëta dhe rritje të standardit të jetesës për mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët do të paguajnë më pak për energjinë që përdorin për ngrohje dhe gatim”, tha Berisha.

PS: Berisha, fushatë me projektin

Marrëveshja trilaterale mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për projektin TAP, është mbështetur dhe përshëndetur nga PS. Por në një deklaratë për median, në emër të opozitës anëtarja e grupit të punës për Programin e PS, zonja Milena Harito akuzoi kryeministrin Berisha se është duke e përdorur për fushatë elektorale çështjen e këtij projekti.

“E vetmja gjë që nuk shkon në këtë mes është fakti se sot kryeministri foli për projektin TAP, jo vetëm si për një fakt të kryer, po edhe si për një projekt elektoral. Jo, është tërësisht e pavërtetë që ky projekt mund të ketë ndonjë impakt në ekonomi, apo në jetën e familjeve shqiptare në katër vitet e ardhshme. Në pamundësi për të treguar ndonjë arritje bindëse për shqiptarët e mbërthyer nga kriza ekonomike e sociale, Saliu përpiqet t’i gënjejë njerëzit me përralla si kjo e sotmja. E ka kot. Sepse shqiptarët duan punësim real, taksim të ndershëm, mbështetje për biznesin, shërbime publike sipas nevojës jo sipas xhepit dhe fuqi blerëse për të përditshmen e tyre. Jo më përralla që pasohen nga papunësia, varfëria, korrupsioni, krimi dhe dëshpërimi social”, deklaroi Harito.

Nëse, siç shpresojmë, projekti TAP do të përzgjidhet mbi projektin Nabucco, theksoi Harito, ky do të ishte vërtet një zhvillim me shumë rëndësi për Shqipërinë, por kurrësesi nuk duhet përdorur si argument elektoral prej qeverisë Berisha. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA