Rruga për Berat i ngjan një kalvari sfilitës, ashtu si premtimet e shumta që kanë pasuar pa ndryshuar kurrë asgjë.

Pas lëkundjeve të forta nga gropat, edhe qyteti mbetet mënjane i zvenitur nga braktisja që dallohet në dritaret e boshta që duket sikur flenë pa kurrfarë jete pas tyre.

Rruga ngjitet mes gjarpërimesh të forta që fshihen thellë në horizont. Ky është aksi nacional, të paktën kështu ka qene dikur Berat–Tërpan–Buz–Memaliaj e prej të cilit mund të dalësh edhe më tej në Përmet.

Fshatrat rrjedhin ngadalë me të njëjtat imazhe që përsëriten e përsëriten pa pushim. Droponik, Bardhaj, Zhitom të derdhur mes mungesës terësore të investimeve, një realitet që nuk është e vështirë ta dallosh për së largëti kudo.

“Këtu as për bukë të thatë nuk ia dalim. Ekonomia e fshatit ka shkuar për faqe të zezë”, shprehet një banor i mjeruar i Zhitomit.

Pak kilometra më tej, që duken një jetë nga rruga e shkatërruar, në Tërpan asgjë nuk ndryshon.

“Sa te ardhura kanë banorët këtu? Të ardhura? Çfarë të ardhurash kane banorët ketu. Me vështirësi sigurohet vetë kotherja e bukës”, të thonë në këtë zonë.

Bujqesia u jep sa të mbajnë frymën, pasi shumicen e prodhimit nga pamundësia për ta shitur detyrohen ta hedhin tej duke u mbytur me shumë ne borxhe e derte qe u marrin frymën.

“Nafta është shumë e shtrenjtë, traktori është shumë i shtrenjtë, plehrat shumë të shtrenjta. Të gjitha gjërat janë shumë të shtrenjta. Ne punojmë edhe kur vjen fundi, nuk e përballojmë dot me shpenzimet që kryejmë. Më shumë shpenzojmë se sa fitojmë nga punimi i tokës”, thotë një tjetër banor.

“Kemi 20 vjet e nuk është bërë asgjë? Thonë boshti i jugut, po nuk është bërë asgjë. Asgjë nuk bëhet”.

Ata jetojne thuajse të izoluar, sa kohë që edhe bileta e autobuzit për të zbritur në Berat është plot 300 lekë, aq sa edhe bileta nga Berati në Tiranë. E me të ardhurat e pakta, luks për ta është edhe vajtja në Berat, pa menduar për asgjë më shume.

“Na kanë lënë skëterrë. Nuk kane vendosur asnjë prioritet, as për turizmin, as për bujqësinë, as për blegtorinë dhe kanë inkurajuar harresën e kësaj treve”, ankohen në Tërpan.

Kilometra me tej, fshati Corrogjaf duket si i mbirë nga historia. Varfëri, braktisje e gjithçka tjeter e ulur ne pllajën e një zone që duket pjese e një bote tjetër.

Një zymtësi e trishte lundron gjithëanësh, shtëpi pas shtëpie, frymëmarrje pas frymëmarrje, shikim pas shikimi.

“Nuk ka dyqan, as shkollë dhe as rrugë. Jetojmë në mes të pyllit. Për fat dikush ka makinë, që shkon blen ushqime për të gjithë”, thotë një e moshuar.

“Fshati i radhës, Rehova, është një zgjatim i mërzitshëm i pjesës tjetër. “Kam flakur mbi 20 kuintale të prodhimit të qershisë e të ftoit, pasi nuk arrijme dot të tregëtojmë », thotë një fermer i Rahovës.

Shkolla eshte fshehur ne nje dhome private , ndersa banoret detyrohen te mbajne frymen gjalle me pako gjë. « Ata qe jane te medhej per vete hane po ne te tjeret qe nuk kemi ndonje te ardhur çfarë do të bejme. Me nje pension 80 mije leke, nuk e dimë si do t’ia dalim. Jemi katër veta në shtëpi », qahet një e moshuar.

Me tej, fshati Gllav, ku merr frymë diçka me therrese se edhe vete mizerja, mes se ciles jetojne 5 vete te familjes Cora.

Zyberi ka kaluar 18 vjet ne burg ne kohen e komunizmit ndersa sot thotë se jeton ne burgun qe i ka rezervuar demokracia shqiptare.  

Vete burri i shtepise nuk pranon te flase, duket i mekur ashtu si vete fati i tij i djeshem dhe i sotem.

Familja mbahet me çfarë t’i falin e me çfarë t’i japin ata qe munden te ndajne diçka e qe ne kete zone jane vertete pak. Duken te lodhur e te dorezuar te shkelur e te tradhetuar gjitheanesh.

« Askush nuk ka ardhur të ndreqë diçka. Votat na i kerkojne. i kemi mbeshtetur pa pike hezimi, me shprese se diçka do të bëhet. Marrin votat dhe ku te kam parë thonë”.

Pas mbetet fshati i heroit Tafil Buzi, ndersa rruga per ne Memaliaj nis te humbe mes erresires ashtu si jetet e banoreve te mbetur qe marrin ende fryme te harruar atje tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA