Policia bastis pronat e vëllait të ish-kryeministrit Milo Gjukanoviçit, në qendër të Podgoricës
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë para deputetëve të Kuvendit të
Kosovës se me marrëveshjen për doganat të arritur në Bruksel do të
ndalen parregullsitë dhe kontrabanda në veriun e vendit.
“Me këtë marrëveshje, në fushën tregtare është bërë normalizimi i marrëdhënieve mes të dy shteteve. Ndërkohë që në fushën politike, Serbia njohu shtetin e Kosovës në fushën e doganave”, ka thënë Thaçi.
Dy ditë më parë Thaçi u takua me liderët e partive politike të cilët i informoi me rrjedhën e proçesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë.
Në një komunikate për shtyp nga zyra e kryeministrit thuhej se, liderët e partive politike e falenderuan Thaçin për informimin e rregullt. Takimi ishte i mbyllur për mediat.
Më herët gjatë muajit Thaçi, i shoqëruar nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe nga koordinatori politik në dialogun me Serbinë, Blerim Shala, raportoi tek presidentja Jahjaga.
Në një komunikate për shtyp të shpërndarë nga Presidenca thuhej se, kryeministri e informoi presidenten për takimin e fundit me homologun serb dhe për marrëveshjet e arritura në secilën fushë.
Presidentja Jahjaga tha se takimi ndërmjet dy kryeministrave në Bruksel ishte një sukses në arritjen e marrëveshjeve, që kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, si dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve.
Liderët shtetërorë të Kosovës vazhdojnë ta shohin dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si të vetmen alternativë për normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë që dy shtetet ta ndihmojnë e jo ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën europiane.
Top Channel