Mëngjesin e së enjtes pjesëtarë të KFOR-it kanë hequr barrikadat e betonit në rrugën për në Rashkë, në Rudare te Zveçanit.

Aksioni i pjesëtarëve të forcave ndërkombëtare ushtarake për të hequr pengesat që kishin vënë serbët në këtë rrugë ka zgjatur tri orë e gjysme, njoftojnë mediat e të Beogradit.

Mësohet se gjatë aksionit nuk është shënuar asnjë incident, por përfaqësues të serbëve të veriut e kanë quajtur heqjen e barrikadave si demonstrim të forcës. Një ditë më parë serbët kanë protestuar në Mitrovicë.

Top Channel