
Kompania boshnjake ‘Energoinvest’ do te filloje në muajin shkurt
ndërtimin e linjës së transmetimit 110 kilovolt, që do të shtrihet në
unazen e jugut, nga Vlora në Korçë.
Marrëveshja për nisjen e projektit u nënshkrua të enjten mes drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Arben Ibro dhe përfaqësuesve të ‘Energoinvest’, të cilët shoqërojnë Kryeministrin e Federatës së Bosnjes në vizitën që po zhvillon në Tiranë.
“Ky projekt do të japë një impakt shumë të rëndësishëm, në sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për bregdetin e Jonit, një nga zonat më tërheqëse të Shqipërisë në fushën e turizmit”, tha drejtori i OST-së, Arben Ibro.
Projekti ‘South Albania/Lot 2’ është i ndarë në dy lote. Loti i parë përfshin ndërtimin e linjës ajrore të transmetimit prej 245 kilometrash nga Vlora, Orikumi, Himara, Saranda, Gjirokastra, Memaliaj, Permeti, Erseka deri në Korcë. Ndërsa loti i dytë përfshin përforcimin dhe zgjerimin e nënstacionit të Zemblakut të Korcës.
Projekti ka vlerën e 30 milionë eurove dhe është financuar nga Qeveria gjermane përmes bankës KFW. Kompania ‘Energoinvest’ është e përfshirë edhe në tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën.
Qeveria shqiptare kërkoi të shpallte ‘Energoinvest’ fituese të tenderit per linjen e transmetimit Tirane-Prishtine, megjithese doli e dyta ne konkurim. Çështja hapi nje debat te forte mes Qeverise shqiptare dhe KFë -se gjermane si financuese e projektit ndërsa më pas u anulua per shkak te mosmarreveshjeve. Në takimin e zhvilluar me ministrin e Ekonomisë Edmond Haxhinasto para nënshkrimit të marrëveshjes për projektin e Shqipërisë së jugut Kryeministri boshnjak Nermin Niksic tha se ky projekt u hap rrugën kompanive të tjera boshnjake në Shqipëri.
Top Channel