Liderët shtetërorë të Kosovës vazhdojnë ta shohin dialogun politik
ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si te vetmen alternativë për normalizimin e
marrëdhënieve në mënyrë, që siç thuhet në një komunikatë nga Zyra e
Presidentes, dy shtetet Kosova e Serbia ta ndihmojnë e jo ta pengojnë
njëra-tjetren në rrugën europiane.

Këto komente presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga i beri gjatë nje takimi qe zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaci, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuci dhe ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj.

Në komunikatën për shtpyp thuhet se Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten e Kosovës për takimin në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Serbisë, zotëri Ivica Daçiq, duke theksuar se ishte një takim konstruktiv ndërmjet të barabartëve që kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve, në paqen dhe në stabilitetin në rajon dhe më gjerë dhe që ndihmon të dyja shtetet sovrane dhe të pavarura në rrugën e integrimeve evropiane ”nga ana tjetë presidentja e cilesoi vazhdimin e dialogut si lehtësim për jetën e qytetarëve të dy shteteve dhe kontribut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për paqen e stabilitetin e rajonit dhe për lehtësimin e rrugës evropiane në të cilën dy shtetet e pavarura e sovrane, Kosova dhe Serbia, shkojnë duke i ndihmuar dhe jo duke e penguar njëra-tjetrën”.

Top Channel