
Dështon sërish përzgjedhja e dy anëtarëve të bordit të radio
televizionit publik të Kosovës. Dy pretendentet për të qenë në këtë bord
Mustafë Halili dhe Blerta Zeqiri nuk morën votat e mjaftueshme në
seancën e Kuvendit të Kosovës këtë të mërkurë.
Pas kryerjes së votimit është konstatuar se kandidati Mustafë Halili mori 47 vota dhe Blerta Zeqiri 20 vota. 39 vota u shpallën të pavlefshme. Kjo situatë bëri që asnjëri të mos zgjidhet anëtar i bordit të RTK-së duke shkuar në ripërsëritje të konkursit për dy kandidatë, një të shumicës shqiptare dhe një të komunitetit pakicë.
Po ashtu, nga rezultatet e seancës së 24 janarit, për anëtarë të Këshillit të Pavarur për Media (KPM), nga radhët e komunitetit shqiptar kanë qenë dy kandidate, por asnjëra nuk ka marrë votat e nevojshme. Kurse Vesna Jovanoviq nga komuniteti serb është zgjedhur. sipas Krasniqit, rezultatet e votimit, në seancën e 24 janarit, detyrojnë përsëritje të konkursit për zgjedhjen e një anëtari të komunitetit shumicë në këshillin e KPM-së.
Top Channel