Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert ka deklaruar se data për fillimin e negociatave për pranim të Serbisë në BE do të përcaktohet në qershor.
“Besoj se në qershor, kur do të vendoset për fillimin e negociatave, mendimi do të jetë pozitiv dhe Serbia do t’i ketë plotësuar kriteret e njohura”, ka thënë Degert për gazetarët në Beograd.
Sipas “REL”, diplomati evropian ka vlerësuar se, rënia e mbështetjes së qytetarëve për hyrjen e Serbisë në BE është pasojë e vendimeve të gjykatës së Hagës dhe e shtyrjes së vendimit të BE-së për përcaktimin e datës së negociatave.
“Padurimi dhe zhgënjimi janë reflektuar në numra, ashtu sikurse kriza ekonomike në Bashkimin Evropian dhe në Serbi”, ka thënë Degert.
Top Channel