Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës paralajmërojnë se mund të ketë shtim të numërave të deputetëve të koalicionit qeverisës që udhëhiqet nga kjo parti.

“Nëse tani bëni përllogaritje aritmetike të numrave midis subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, do të shihni që numrat janë në anën tonë. Pastaj, të ardhmes nuk i dihet. Një gjë dihet; që këta numra do të jenë të tillë, por besoj që ndoshta të ketë edhe shtim të tyre”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media.

Këto deklarata vijnë në kohën kur përflitet se PDK-së i mungojnë tri vota në Kuvendin e Kosovës, pasi deputeti i saj Fatmir Limaj ndodhët në paraburgim nën akuzën për krime lufte, ndërsa Jakup Krasniqi e Hydajet Hyseni nuk kanë marrë pjesë në Konventën e 6-të Zgjedhore të PDK-së, duke dhënë sinjal se nuk janë të kënaqur me partinë.

Top Channel