Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në opozitës, Menduh Thaçi, do të mbajnë për herë të parë në pesë vjet një takim kokë më kokë gjatë të mërkurës, lajmëroi e përditshmja maqedonase “Dnevnik”.

Sipas të dhënave, takimi do të realizohet nesër në selinë e Kryeministrisë Maqedonase, me ftesë të vetë Gruevskit.

Ndonëse nuk është publikuar arsyeja e këtij takimi, burime pranë të dyja palëve sqaruan se qëllimi i takimit do të jetë diskutimi i situatës politike të vendit, procesi i integrimit europian dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nuk është e qartë nëse nisma e Gruevskit është ndikuar nga kërkesa e Komisionerit Europian të Zgjerimit, Stefan Fule, për të tentuar zgjidhjen e krizës politike në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA