Gjenerali kroat, Ante Gotovina, u nderua me titullin e qytetarit të nderit të Dubrovnikut, lajmëroi të martën mediat kroate.
I konsideruar si një hero i luftës për pavarësi nga Jugosllavia në vendin e tij, Gotovina ishte nderuar më parëe me të njëjtin titull në disa qytete të tjera kroate, si Split, Osijek dhe Zadar.
Ante Gotovina u prit me nderime shtetërore në fund të 2012-s në Kroaci, kur u lirua nga Gjykata e Hagës si i pafajshëm, pas disa vite gjykim për spastrim etnik dhe genocide ndaj popullsisë serbe.
Lirimi i tij dhe gjeneralit Markaç, një drejtues tjetër i luftës së popullit kroat për liri, provokoi një reagim të ashpër të Beogradit zyrtar, që cilësoi dënimet e Gjykatës së Krimeve të Luftës si selektive dhe të padrejta.
Top Channel