
Një lëkundje e fortë tërmeti, me intensitet 4.3 ballë të shkallës
Rihter, është regjistruar mëngjesin e së martës në brigjet e ishullit
grek Karpathos, në detin Egje.
Sipas Institutit Gjeofizik të Universitetit të Athinës, lëkundja është verifikuar në orën 03:48, me orën lokale, me epiqendër 20 kilometra në perëndim të ishullit dhe në 10 km thellësi.
Autoritetet lokale, të cituara nga agjencitë helene të lajmeve, kanë deklaruar se nga tërmeti nuk ka pasur dëme në njerëz dhe materiale, por pak panik tek banorët.
Më herët gjatë muajit një tërmet i fuqishëm tronditi banorët e ishullit Limnos, në Egjeun verior, pranë brigjeve me Turqinë.
Tërmeti pati një fuqi prej 5.8 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte 247 kilometra në verilindje të Athinës, në zonën detare midis ishullit të Limnosit dhe atij të Shën Stratit, në një thellësi prej 10 kilometrah.
Termeti u ndje jo vetëm në kryeqytetin grek, por në shumë zona të Greqisë veriore, deri në Bullgari. Për fat të mirë nuk pati informacione për dëme në njerëz apo materiale.
Top Channel