Ministri i Financave të Greqisë, beson se më e keqja ka kaluar për vendin e tij.

“Përfundimisht ka një grimcë shprese, një dritë në fund të tunelit”, tha Yannis Stournaras.

Pas nxitimit të reformave dhe kalimit të paketës së masave shtrënguese në fund të vitit të kaluar, Greqia siguroi një sasi të madhe parash, ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë.

“Mundësia që Greqia të largohet nga zona Euro, “Grexit”, është tashmë shumë e vogël”, tha ai për BBC. “Kemi arritur të kthejmë ekonominë në normalitet. Nga tregjet ka më shumë optimizëm. Depozitat janë rikthyer sërish nëpër banka, qeveria po paguan borxhet e saj ndaj sektorit privat, si dhe ka një ndryshim se si Europa po na sheh tani. Pra, të gjithë treguesit kryesorë janë pozitivë. Jemi në 2/3-at e rrugës drejt objektivit tonë. Kështu që njerëzit mund të shpresojmë për më mirë”.

Por, ka ende gjëra për të bërë. Papunësia është tashmë 26,8%, më e larta në Europë. Të pastrehët dhe varfëria janë rritur, ndërsa recesioni, më i keqi në historinë e çdo vendi të kohëve moderne, vazhdon për të 6-in vit radhazi.

Gjithsesi, ministri i Financave thotë se tashmë mendon që kohët e këqija kanë kaluar. “Nga fundi i vitit 2013, pra në 3 mujorshin e katërt, do të kemi mundësi rikuperimi”, tha ai.

Ai është i vendosur se rritja do të vijë vitin e ardhshëm, edhe pse kontratat ekonomike në 2013 mund të jenë rreth 4,5%. “Jam pothuajse i sigurt, e ndiej 100%, se ky do të jetë viti i fundit i recesionit grek”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA