Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me liderët e partive politike të Kosovës të cilët i informoi me rrjedhën e procesit rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë.

Sipas një komunikate për shtyp nga zyra e kryeministrit, liderët e partive politike të Kosovës falënderuan Thaçin për informimin e rregullt. Takimi ka qenë i mbyllur për mediat.

Komunikata e qeverisë bën të ditur se lidhur me bisedimet e fundit të zhvilluara në Bruksel, kryeministri Thaçi do të flasë të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Top Channel