
Partia Socialiste vijon së insistuari se privatizimi 4 HEC-eve është një
gabim i madh dhe një veprim që shkon kundër interesave të shqiptarëve
për të cilin, opozita depozitoi edhe një kallzim penal në Prokurorinë e
Tiranës.
Deputeti Eduard Shalsi nëpërmjet shifrave shpjegoi se perse nuk duhet te shitur apo privatizohen keto HEC-e.
“Te 4 HEC-et kane nje fuqi te instaluar prej 78 MW-esh, dhe prodhojne mesatarisht rreth 400 milionë kwh ne vit qe duke u shumezuar me 2.2 leke ( qe eshte cmimi i vendosur nga ERE sipas tabeles bashkelidhur te tarifave te shitjes se energjise nga keto HEC-e) bejne 880 milionë lekë. Pra per te plotesuar sot nevojat e konsumatoreve shqiptare per rreth 400 milion kwh qeveria shqiptare shpenzon sot 880 milionë lekë ose rreth 6.4 milionë euro”, tha deputeti socialist.
Shalsi shpjegoi se cfarë do të ndodhë pas shitjes së këtyre HEC-eve.
“Pas shitjes se 4 HEC-eve qeveria shqiptare do te duhet ta bleje perseri kete sasi kwh per te plotesuar nevojat e konsumatoreve shqiptare. Por duke ju referuar po te njejtes tabele qe percakton tarifat e shitjes nga privati nesër, domethënë pas privatizimit Qeveria do te duhet te bleje me 9.3 lekë cdo kwh. Qe do te thote se per 400 milion kwh tashme Qeveria shqiptare do te duhet te shpenzoje 3 720 milionë lekë ose 27 milionë euro. Pra blerja e sasise prej 400 milionë kwh qe sot, para privatizimit i kushton shqiptareve 6.4 milionë euro, nesër pas privatizimit do t’i kushtoje shqiptareve 27 milion euro”, tha Shalsi.
Kjo eshte nje llogaritje e thjeshte per çdo shqiptar, tha Shalsi dhe cilindo qe deshiron te kuptoje se pse shitja e HEC-eve eshte e paleverdisshme per shqiptaret dhe me pasoja ekonomike.
Top Channel