Ivanoviç do të qëndrojë në paraburgim
28/01/2013 00:00
Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e
Kosovës (PSRK), mëngjesin e së martës një gjykatës ndërkombëtar nga
Gjykata Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar një muaj paraburgim për
Oliver Ivanovicin, i cili dyshohet për krime lufte dhe vrasje të rëndë.
Me marrëveshje paraprake në mes të prokurorit ndërkombëtar të PSRK-së dhe përfaqësuesit ligjor të Oliver Ivanoviçit, dje ai është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut.
Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, Ivanoviç u arrestua dhe u dërgua para gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Top Channel