Referendumi për centralin atomik në Bullgari ka dështuar për shkak të numrit të vogël të votuesve.

Sipas parashikimeve të para, në referendum, ku duhej të vendosej për ndërtimin e një centrali të ri atomik në këtë vend, dolën vetëm 20% prej afro 7 milionë shtetasve me të drejtë vote.

Për të qenë referendumi i vlefshëm kërkohet së paku pjesëmarrja prej 60%. Sipas parashikimeve të para, shumica e atyre që votuan, ishin në favor të ndërtimit të një centrali të ri atomik.

Referendumin e ka inicuar opozita e majtë, pasi qeveria properëndimore e kryeministrit Boyko Borisov, vitin e kaluar, e anuloi një marrëveshje me Rusinë, në vlerë prej 10 miliardë eurosh, për ndërtimin e një kapaciteti atomik prej 2 mijë megavatësh në qytetin verior, Belene.

Aktualisht, Bullgaria e ka një central atomik me kapacitet prej 2 mijë megavatësh në qytetin Kozloduy.

Top Channel