Super-kësti prej 50 miliard eurosh i ndihmes ekonomike qe mori Athina vetem brenda disa javesh nga BE dhe FMN dhe shmangia e falimentimit te Greqise kane sjelle nje permbysje ne skenen politike te vendit.
Jane kater sondazhe qe publikojne gazetat e se dieles te cilat per here te pare tregojne se Demokracia e Re kryeson, ndersa Radikalet e Majte qe kane qene vazhdimisht ne vend te pare tashme renditen te dytet.
Sipas sondazhit qe publikon “To Vima”, konservatoret kryesojne me 22.9 % ndaj partise Syriza qe mbledh 21.2% te votave.
Ne sondazhin e gazetes “Real Neës” konservatoret udheheqin me 1% me shume, tek ai i institutit “ALKO” per “Proto Thema” diferenca rritet ne 1.5%, ndersa edhe sipas kompanise “RASS” qe publikon sondazhin tek gazeta “Parapolitika”, Demokracia e Re kryeson me 0.4%.
Si kryeministri me i pershtatshem per te udhehequr vendin ne kete periudhe teper kritike konsiderohet lideri i konservatoreve, Andonis Samaras me diference plot 17 pike nga kreu i opozites Tsipras.
Perfaqesues te Radikaleve kane karakterizuar sondazhet si te paverteta e te pabesueshme duke shtruar pyetjen se si ka mundesi qe qytetaret te japin voten per kete qeveri qe ka marre masa teper te dhimbshme financiare, ka prere rrogat dhe pensionet dhe ka çuar 3.4 milion greke drejt kufirit te varferise.
Kete e tregon edhe fakti se pavaresisht se konservatoret renditen te paret, ne menyre paradoksale, 55% e te intervistuarve kane mendim negativ per qeverine e koalicionit trepartiak dhe vetem 45 % mendojne se ajo i nevojitet vendit.
Vlen per t’u permendur se partia “Agimi i Arte” eshte stabilizuar tashme si force e trete politike ne vend, pasi ne te katert pyetesoret renditet ne vendin e trete duke siguruar nga 8.8% deri ne 10,5% te preferencave te grekeve.
Karakteristike e sondazheve te se dieles eshte edhe fakti qe socialistet e PASOK-ut kane permiresuar me nje ose dy pike fuqine e tyre.
Top Channel